Thursday, February 25, 2021

Turqia do të sigurojë 300 euro ndihmë për nënat që punojnë

Turqia do të sigurojë 300 euro mbështetje për nënat me fëmijë të vegjël të cilat punojnë, ka thënë ministrja e Familjes, Punës dhe Shërbimeve Sociale, Zehra Zümrüt Selçuk.

Sipas Daily Sabah, përcjell Telegrafi, duke filluar në vitin 2019, projekti i mbështetur nga Bashkimi Evropian i Institutit të Sigurimeve Shoqërore (SGK) u lansua në Stamboll dhe Izmir, me qëllim të ndihmës së nënave që punojnë dhe zhvillojnë karrierë.

Ministrja ka thënë që shuma do të rritet në 325 euro (rreth 2.594 lira turke) në vitin 2021 dhe në 350 euro në vitin 2022.

Selçuk vuri në dukje se nënat që janë të punësuara ligjërisht, kanë sigurime dhe kanë fëmijë 0-24 muaj, mund të përfitojnë nga projekti, duke shtuar se aplikimet mund të bëhen në internet.

Kushtet për të përfituar nga granti janë që nëna dhe kujdestari i fëmijës duhet të banojnë në të njëjtin qytet dhe të jenë qytetarë turq.

Nëna që aplikon duhet të jetë e punësuar legalisht dhe të regjistrohet në institucionin përgjegjës, edhe nëse është vetëm një ditë para se të aplikojë për grant.

Kujdestari i fëmijës duhet të ketë të paktën një shkollim fillor. Gjithashtu, nuk mund të ketë ndonjë marrëdhënie midis nënës dhe kujdestarit dhe nëna nuk mund të deklarohet si kujdestari i një fëmije tjetër në fushën e projektit. /Telegrafi/

Other Articles

Irina Shayk dikton trendët: Ky kombinim do të jetë hit absolut i vjeshtës!

Kur Irina shëtit rrugëve të Nju-Jorkut, nuk mund të mbetet e pavërejtur Nëse dëshironi t’i ndiqni trendët, vishuni kështu...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here