Saturday, June 19, 2021

Dua Lipa njofton se remiksi i këngës “Levitating” vjen në gusht në bashkëpunim me The Blessed Madonna, Madonna dhe Missy Elliott

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka ndarë disa lajme emocionuese të hënën (27 korrik).

Ylli ka zbuluar se njëra nga këngët e albumit të saj “Future Nostalgia”, “Levitating” do të bëhet ‘remiks’ nga DJ The Blessed Madonna.

Megjithatë, kjo nuk është e gjitha.

Pjesë e këtij projekti madhështor do jetë edhe ylli i muzikës pop, Madonna dhe reperja amerikane, Missy Elliott.

“Ëndrra u bë realitet, të shkojmë”, ka shkruar Lipa krahas postimit, teksa shfaqet në një fotografi me artistet duke marrë poza para aparatit fotografik.

Future Nostalgia” e publikuar në muajin mars, u rendit e katërta në tabelën e Billboard 200, të datës 10 prill.

‘Remiksi’ i “Levitating” do të lansohet më 14 gusht.

Ndërkohë, në një intervistë të dhënë më herët për “Music Week”,menaxheri i këngëtares me prejardhje kosovare, Ben Maëson, deklaroi se për albumin e fundit, “Future Nostalgia”, Dua është ndikuar nga puna e Madonnas në të kaluarën dhe se synon të bashkëpunojë me të. /Telegrafi/

Other Articles

Irina Shayk dikton trendët: Ky kombinim do të jetë hit absolut i vjeshtës!

Kur Irina shëtit rrugëve të Nju-Jorkut, nuk mund të mbetet e pavërejtur Nëse dëshironi t’i ndiqni trendët, vishuni kështu...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here